Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sot në zyrat e ASH-së në Shkup priti në takim ambasadorin e Çekisë në vendin tonë, Jaroslav Ludva.
Në takim, dy bashkëbiseduesit diskutuan rreth zhvillimeve politike në vend dhe rajon dhe u dakorduan për domosdoshmërinë e vazhdimit të rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut, posaçërisht duke përmbyllur ndryshimet kushtetuese sa më herët që të jetë e mundur dhe duke përshpejtuar reformat evropiane, me theks të veçantë në shtetin e së drejtës dhe luftimit të korrupsionit.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari falënderoi ambasadorin Ludva për angazhimin e vazhdueshëm të shtetit çek dhe kontributin e tij personal drejt këtij synimi.
Ndryshe, takimi i kreut të ASH-së, Arben Taravari vjen pas vazhdës së takimeve me ambasadorët e shteteve evropiane.