Taravari takon ambasadoren amerikane Ageler

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari shpreson që të gjithë drejtorët ekonomik të jenë shkarkuar deri në fund të javës që vjen, pasi propozim-ligji për Mbrojtje Shëndetësore të kaloj në Qeveri. Madje për këtë tha se e ka informuar edhe ambasadoren amerikane Ageler, në takimin qe mbajtën sot në Ministrinë e Shëndetësisë.

Marketing

Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë

“Të gjithë drejtorët ekonomik, prej tyre 13 tashmë janë shkarkuar dhe do të vazhdojmë në periudhën në vijim ti shkarkojmë edhe të tjerët, ndërsa ndërkohë draft ligji për ndryshimin e ligjit për mbrojtje shëndetësore janë bërë dhe është dërguar në Qeveri, shpresoj që në njërën prej seancave të ardhshme të Qeverisë javën e ardhshme do te kaloj edhe në Qeveri”.

Emërimet e drejtorëve të rinj njoftoi ministri Taravari, do të nisin nga e hëna.

Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë

“Emërime nuk kemi, kurse shkarkime deri tani janë bërë 13. Javën e ardhshme ndoshta në fund të javës, do të shkarkohen të gjithë nëse ligji kalon më Qeveri. Emërime nuk ka përveç se në Onkologji dhe Toksikologji. Nga e hëna do të nisim me emërimet e tjera”.

Ai tha se poashtu planifikojnë që Qendrat Klinike t’i bashkojnë brenda një viti.

I pyetur për sallat operative jofunksionale, Taravari u përgjigj se nuk është e vertetë që nuk funksionojnë të gjitha sallat e operacionit, 70-80% e tyre punojnë, dhe shpreson që në seancën e ardhshme të Qeverisë do të kenë një propozim se si kjo çështje të zgjidhet sa më shpejtë, por shtoi se nuk presin zgjidhje më të shpejtë se 3-4 muaj.

Ndërsa poashtu shtoi se do të ketë përgjegjësi për vërshimet nga shiu në spitalin “8 shtatori”, duke njoftuar se kompania që mirëmban sallat ka intervenuar menjëherë.