Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, i ka quajtur qesharake akuzat e opozitës për emërimin e 11 drejtorëve të klinikave, në mesin e të cilëve “nuk kishte asnjë shqiptar”.
I pyetur nga gazeta LAJM për këto akuza, Taravari tha se me ardhjen e tij në krye të ministrisë së Shëndetësisë është rritur numri i drejtorëve shqiptarë në klinika.
“Më duken qesharak sepse nuk më duken serioz. Në ato klinika ne i zgjedhim të gjithë kuadrot të cilët janë profesionist. Kemi klinika ku drejtorë janë shqiptarë, diku janë maqedonas, diku janë turq. Unë mendoj se na duhen drejtor të cilët janë menaxhues të mirë dhe janë të suksesshëm si kuadër dhe unë nuk besoj se përqindja e drejtorëve shqiptarë tash është më e pak se sa më parë. Bile mund të them me plotë përgjegjësi se është shumë më shumë se sa ishte para 3-4 muajsh”, tha Taravari për gazetën LAJM.