Taravari thotë hallall i qoftë Ali Ahmetit: Instaloi njerëz në çdo parti, ose sekretar partie ose kryetar partie

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari nga VLEN në Daily Click në TV21 tha se Ali Ahmeti ka merita për mënyrën e infiltrimit të njerëzve të tij në parti të tjera.

Marketing

“Hallall i qoftë Ali Ahmetit, ka mundur të instalojë në çdo parti, ose sekretar partie ose kryetar partie. Faktikisht ne kemi pasur njerëz të BDI-së brenda partive tona dhe prandaj shqiptarët prej 2011 votojnë më shumë për opozitën, këto instalime kanë pamundësuar që partitë opozitare të bashkohen”, tha Taravari në Daily Click në TV21.