Taravari uron fitoren e Friedrich Merz dhe CDU-CSU: Një fitore e mrekullueshme për një Evropë më të fortë!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka përgëzuar fitoren e Friedrich Merz dhe koalicionit CDU-CSU në zgjedhjet e fundit. Përmes një postimi në Facebook, Taravari e cilësoi këtë si një arritje të madhe që reflekton drejtimin e ri që po merr Evropa. “Duke përdorur fjalët e tij, kjo ishte një fushatë e mrekullueshme, por sidomos një fitore e mrekullueshme që kthen përgjigje shumë të mëdha për drejtimin që po merr Evropa! Një Evropë Ndryshe! Një Evropë më e Fortë!”, shkroi ai.
Taravari ka shprehur mbështetjen e tij për një Evropë më të fortë dhe më të unifikuar, duke vënë theksin te rëndësia e kësaj fitoreje për të ardhmen e kontinentit.

Marketing