Taravari: Vdekshmëria në Klinikën e Fëmijëve këtë vit është më e ulët se viteve të kaluara

Ministri i Shëndetësisë , Arben Taravari, thotë mortaliteti në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve – Shkup këtë vit është shumë më i ulët në krahasim me vitet paraprake.

Marketing

“Për fat të keq, po keqpërdoren të gjitha ngjarjet. Në klinikat, fatkeqësisht, ndodhin raste të vdekjeve. Drejtori na dërgoi edhe statistika të viteve të tjera dhe tani, sa është mortaliteti në Klinikë dhe në përgjithësi mund të them se këtë vit është shumë më pak se vitet e kaluara. Të gjithë drejtorëve u japim gjashtë muaj të paktën për të drejtuar dhe prandaj janë ushtrues detyre drejtorë. Më pas do të shohim, do të vendosim se si do të vazhdojmë “, theksoi Taravari, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse si ministër e di që në një muaj ka tre raste të vdekjeve në Klinikën e Fëmijëve dhe nëse do të ndërmarrë masa.

Marketing