Taravari vetëshpallet kandidat për Gostivarin, nuk e bën hesap Ziadin Selën

Arben Taravari kryetari aktual i Gostivarit dhe mbase më shumë se kaq të paktën në partinë e tij.E gjithë kjo nisi nga një kandidaturë e tij ose më saktë e vetëshpallur për një mandat tjetër duke mos e bërë hesap fare liderin Ziadin Sela.

Marketing

Në fakt pavarësisht kierarkisë së partisë midis dy figurave kryesore mund të prishen balanset pas zgjedhjeve të 17 tetorit. Një humbje tjetër e opozitës nuk do të mbetet pa pasoja dhe kjo do të reflektojë në përgjegjësinë politike sepse pas shumë ciklesh humbjesh askush nuk do mund më të mbyllë sytë sikur nuk ndodhë asgjë.

Si Sela poashtu edhe Taravari kanë marrë mbrëmë një sinjal alarmi sepse tabori kundërshtarë,partia më e madhe shqiptare tha se fitorja do nis nga Gostivari më saktë nga bastioni i opozitës si e vetmja komunë e madhe e administruar nga ata.

Një humbje e rradhës më shumë pasoja do ketë për vetë kreun e Aleancës sepse arsyetimet e humbjes nuk do vlejnë më dhe ky mund të jetë shansi i madh për Taravarin i cili fiton ose humb Gostivarin mund të kërkojë diçka më shumë në parti-Kreun.
Kandidatura e vetëshpallur kur dihet se mbi të gjitha janë organet partiake në fund të fundit që vendosin e dëshmon dhe vë në dyshim planin tjetër të Taravarit sepse në një humbje eventuale të paktën kësaj rradhe nuk do të kërkojë kush llogari nga ai por nga lideri i partisë. Tetori do të jetë i nxehtë për opozitën në betejën politike të jesh ose të mos jesh. Humbja eventuale edhe në një cikël zgjedhjesh do të shkaktojë tronditje të mëdha në kreun e partisë ose edhe më keq në fraksione të reja siç rëndom ndodhin në politikën kryeneçe dhe të zaptuar shqiptare.Koment:Tetovasot