Taravari vizitoi transportuesit privat

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (u.d.), z.Arben Taravari, bashkë me deputetetin Abdulla Saliu, vizitoi transportuesit privat të cilët protestojnë para zyrave të Qytetit të Shkupit.
Transportuesit pasi shpalosën problemet dhe kërkesat e tyre, falemenderuan Taravarin për takimin, duke theksuar se është lideri i parë që i viziton dhe solidarizohet me ta.
Zotëri Taravari në këtë bashkëbisedim u zotua se Aleanca për Shqiptarët, përmes deputetëve dhe në çdo mënyre tjetër institucionale, do të mundohet të ju del në ndihmë transportuesve privat, ndërsa i bëri thirje edhe kryeministrit dhe politikanëve të tjerë që të angazhohen në gjetjen e një zgjidhje.

Marketing
Marketing