Taravari: VLEN bëri ndryshimin, merita ka edhe diaspora shqiptare

Dr.Arben Taravari, kryetar i ASH-së dhe një nga liderët e VLEN në një intervistë për gazetën zvicerane ne shqip Le Canton27.ch flet për zgjedhjet e 8 majit, rezultatet dhe prioritetet e VLEN në Qeverinë e re.

Marketing

Zgjedhjet perfunduan me sukses ne Maqedoninë e Veriut. Po ashtu percaktua se cilat parti do t’i prijnë Qeverise se ardhshme te kesaj rapublike. Si i vlersoni zgjedhjet e fundit z.kryetar ne RMV dhe si u vleresuan nga OSBE dhe nderkombëtaret ?

Arben Taravari: Zgjedhjet si u pa edhe nga ankimimet e shumta kishin parregullsi të cilat janë pjesë e një strategjie të vjetër dhe mbi të gjitha kriminale. Vjedhja e votës, fenomeni i trenit bullgar, manipulimeve deri edhe me listat e atyre që fatkeqisht nuk jetojnë më, e kinse u paraqitën si të gjallë, janë metoda të vjetra të sistemit që fatmirësisht rà!
Edhe OSBE-ja konstatoi parregullsi dhe shkelje të cilat vërtetuan format e pandershme të garimit politik! Gjithsesi jam krenar të them se ne ja dolëm të mundim këtë makineri që kishte 22 vjet që manipulonte vullnetin e lirë të popullit. Pavarsisht se ish-pushteti bëri gjithçka sidomos kësaj here që t’i fitonte zgjedhjet jo-fair, mobilizimi i popullit ishte aq i madh, sa ja ku jemi: pas 22 vjetësh ka ndodhur Ndryshimi i madh.

Zoteri Taravari, si erdhi deri te bashkimi i opozites shqiptare ne keto zgjedhje presidenciale dhe parlamentare?

Arben Taravari: Bashkimi i Opozitës Shqiptare, ishte i natyrshëm aq sa ishte edhe imperativ i kohës. Vendimi im ka qënë ndryshe, dhe madje i paimagjinueshëm për mentalitetin politiko-përfitues që dominonte klimën qeveritare në Maqedoni. Tek ne dukej se qëllimi i çdo partie ishte të jetë në Qeveri, nuk kishte kauzë tjetër. Aq i madh ishte ky synim sa kapte përmasat e një manie. Por kjo mani ishte edhe më e madhe e atyre që nuk donin ta linin pushtetin. Të ndjerë të kërcënuar nga opozita e bashkuar, ata nisën të më jepnin oferta të majme politike por…asnjë ofertë nuk kishte kauzë, ideal! Kur e kam marrë vendimin e dija se do të ishte e vështirë por unë po bëja gjënë e duhur ndaj isha shumë i qetë. Pjesa tjetër është histori.

Sikur edhe ju nga VLEN te kishin mbledhur minoritet perreth jush a do ta kalonit BDI-ne me numër të votave dhe deputete?

Arben Taravari: Matematikisht po. Sepse ne kemi fituar më shumë vota se BDI-ja si parti. Nëse do të llogariteshin dhe vërtetoheshin shkeljet nga ana e saj dhe manipulimi i votës me çdo mjet, natyrisht që humbsja e madhe e këtyre Zgjedhjeve është BDI-ja.

Cka ishte vendimtare qe shqiptaret ne RMV te bjen nje kthese, nje ndryshim me levizje e quajtur VLEN. Me keto zgjdhje a ia vlejti qe shqiptaret tash e tutje te rreshtohen ne VLEN?

Arben Taravari: Shqiptarët në veçanti kishin kohë që kishin zgjedhur Ndryshimin. Ata kishin disa zgjedhje që i jepnin më shumë vota partive opozitare, por këto të fundit, nuk bëheshin bashkë. Pra ajo që ju e quani « kthesë » në të vërtetë në politikën e partive shqiptare të cilat më në fund u rreshtuan krah dëshirës së popullit. Tashmë VLEN është partia e zgjedhur nga shqiptarët dhe jo vetëm ka vend për ta, por ka vend për çdo qytetar të këtij vendi, i cili bashkohet pavarsisht fesë apo etnisë, nën idealin e një Shteti të Ri, të ndershëm e që kujdeset për njerëzit!

Kush eshte me meritori per ta cuar BDI-në ne opozitë, puna e juaj apo punët e tyre, apo ndoshta te dyja?

Arben Taravari: Populli. Duket si përgjigje populiste por është e vërteta. Edhe kënga « Respect » nga Aretha Franklin është zgjedhur si kënga më e dëgjuar në histori, kjo paralelisht e bën edhe populiste por nuk ja heq dot mrekullinë kësaj kënge. Edhe në këtë rast njësoj. Populli nuk hoqi dorë. Ishte një leksion i madh për politikën në tërësi dhe për këmbënguljen e një populli për Ndryshim! Per ketë ndryshim në RMV, per kete fitore historike te shiptareve, do ta quaja, merita te emdha padyshim ka edhe diaspora jonë. Prandaj do ta falenderoja nga zemra diasporen shqiptare, ne veqanti ata nga Zvicra, Gjermania dhe vendet tjera te BE-së te cilët bënë dy-tre mije kilometra kush me aeroplanë e kush me autobus apo vetura..për t’ia dhënë voten dhe besimin.

Si mendoni se do te funkisonoje pjesa e qeverise VLEN me 4 parti. Bisedohet do te jete nje qeveri me prezentim me dinjitoz te shqiptareve ne kuader te VLEN-it it si do ta deshmoni me kuader profesionale?

Arben Taravari: Ne si VLEN kaluam një periudhë shumë të rëndësishme edhe për vet ne. Gjatë fushatës ishin përballë aq shumë njerëzve dhe kuptuam që në fakt nuk ka fare rëndësi kush e bën derisa e bën mirë. Ishte një proces katarsisi edhe për vet ne. Kështu edhe tani që u bënë bisedimet për ndarjen e përgjegjësive u udhëhoqëm vetëm nga dy parime: 1. Të përfaqësohemi sa më shumë dhe 2. Të ketë më në fund meritokraci.
Dr. Taravari: Kryetari i ri i Kuvendit Afrim Gashi, personi më adekuat për këtë pozitë i cili bën nder çdo etnie në Maqedoninë e Veriut

Afrim Gashi eshte emëruar kryetar i Paralmentitt e RMV, cfare don te thote kjo per ju dhe qyetaret e Maqedonise Veriore?

Arben Taravari: Afrim Gashi është personi më adekuat për këtë pozitë. Nuk ishte as dramatike dhe as e vështirë të përfaqësoheshim me të sepse ky emër i bën nder çdo etnie në Maqedoninë e Veriut.

Sa jane gjasat te ju shohim ne krye te opozites dhe unifikimit ne nje parti me lider Arben Taravari?

Arben Taravari: Nuk e di sinqerisht dhe as nuk e kam shqetësim, kushdo që të zgjidhet nëse unifikohemi në një parti, do të jetë njeriu i duhur.

z.Taravari, jeni njohur ne opinion si nje profesionist ne neurologji pa konkurencë në vend dhe rajon. Ju keni qene një nder me te sukseshmit ne Ministrin e shendetesise per nje kohe te shkurt. Dhe tani do te jeni Minister i Qeverise se re per 4 vite dhe cka mendoni te ndyshoni dhe cilat do jene priritet nese nese do jeni misniter i shendetesisë?

Arben Taravari: Faleminderit për vlerësimin. Jemi ende në disa negociata të fundit. Me kërkesë të shumë faktorëve të rëndësishëm dhe me konsultë të disa miqve të vlefshëm ndërkombëtarë, besoj se do të marr postin e ministrit të Shëndetësisë për të vazhduar atë që sapo filluam me ekipin tim. Gjithsesi një gjë është e qartë në Qeverinë tonë. Bazuar tek një fjali e mënçur e Barak Obamës që thotë se Ndryshimi nuk është kurrë i lehtë por gjithnjë i mundur, ne e kemi kuptuar se tashmë kemi hyrë në fazën e vështirë të realizimit të Ndryshimit. Tashmë është koha për Punë! Kjo është sfida jonë!