TARAVARIT I VJEN KEQ PËR ZAJKON PSE NUK U BË SI ”DRUZHE” TITO!

Taravari: Zaev kishte shansin të bëhej si Tito, por nuk e shfrytzoi!
Medai Shaholli

Marketing

Aleancisti Taravari, ka bërë këtë dekleratë dje duke folur me superlativa për qenin plak ”druzhe” Titon, sesi kryeministri Zajko ka humbur shansin të bëhet si idoli i tij Tito, një shembull ky që titistët e rinj të të gjitha ngjyrave nuk janë zhbërë por fatkeqsisht vazhdojnë të shpërndahen në të gjitha partitë politike shqiptare si antikomunistë por që ”druzhe” Titon e kanë idol.

Ky është një nga titistët e kamufluar brenda një të djathte pa ideal që partinë e kanë trampolin për t’u hedhur në pushtet.
Ndaj, Aleancistë të dashur mos lozni me emrat tërheqës nacionaliste si Aleanca për Shqiptarët, kur qasjet tuaja nuk shkojnë për një bashkim dhe koalicion për një opozitë të bashkuar për shqiptarët, por po tregoni se po shkoni drejt një humbje të votës shqiptare.

Si ka mundësi që ky Ben babaxhani, të adhuroj një komunist sllav si ”druzhe” Tito, i cili është përgjegjës për gjenocid dhe persekutim të shqiptarëve në trojet e tyre dhe nga ana tjetër me një rast ka krahasuar humbjen e Ali Ahmetit me rënien e monumentit të Enver Hoxhës në Tiranë më 1991, gjë që shpreh vetëm urrejtje ndaj ish udhëheqësit shqiptar si Enver Hoxha.
Në këtë rast ky papagall titist ka dashur të bëj krahasimin e rënies së monumentit të Enver Hoxhës, të nxitur nga agjenturat e huaja si dhe ato serbe përmes Sali Berishës në Tiranë, me ”rënien” e Ali Ahmetit në Shkup më 12 prill, anologji që nuk përkon me realitetin dhe zhvillimet aktuale dhe që nuk ka asnjë lidhje mes tyre veç urrejtjes dhe mendësisë titiste të një megalomani.
Ky pehlivan Beni, i zgjedhur me votat e komitëve në krye të komunës së Gostivarit i shet patriotizëm sot shqiparëve, sesi ata me votat e aleancistëve të cilat nuk arrijnë të marrin më shumë se 4 vende në parlament, do ta rrëzojnë DUI-n nga pushteti më 12 prill!
Sa ëndrra të bukura shikojnë këta minj të gjirizëve po megjithatë, le t’ia lëmë 13 prillin si provë të dështimit të tyre.

Meqë ra fjala, pse nuk na thoni sa nuk është vonë se cila është marrëveshja që ka treshja e doktorëve me lidhjen e fshehtë Tërrëvërri-Stela-Teteshi, se çfarë i lidh me rrjetin farmaceutik që e menaxhojnë komitët e VMRO-së, dhe lidhjet e fshehta me Like floririn në Tiranë?

Prandaj, para se të bëni patriotin bëni transparencën brenda partisë dhe shqiptarëve ku një pjesë e naivëve shpresojnë se do ta rrëzoni DUI-n nga pushteti, duke u paraqitur si parti nacionaliste që mbron shqiptarët, por në fakt jeni subjekt që nuk keni ideal kombëtar por vetëm llafe dhe demagogji.
Shqiptarët shpresojnë më kot nga një parti që do të marrë afro 3-4 vende në Parlamentin e ri të çrrënjos kancerin DUI nga pushteti.
Zhgënjimi i shqiptarëve pas12 prillit nga ju do të jetë evident.

Marketing