Taravarit nuk i intereson Gostivari, por komunat tjera

Taravari, sa herë që shfaqet në publik përbën lajm por kohëve të fund më shumë për keq sepse ai ka filluar të “shkelë” në territoret tjera. Më saktë Taravari në vend që të flet për Gostivarin e tij, ai përzihet në Komuna tjera dhe ska se si të mungojë Tetova në këtë rast. Kreu i Gostivarit duket i “verbuar”, për qëllimin e fitores, aq sa ka humbur kontaktin me realitetin dhe ndoshta kujton se Gostivari është vetëm ASH, se njerëzit jetojnë mes “luksit”, sepse çdo gjë është e menaxhuar në mënyrë “perfekte”, por e vërteta është se Taravari nuk e di të vërtetën për qytetin e tij sepse ai nuk e merr parasysh revoltën e të tjerëve në atë Komunë që e menaxhon dhe jeton me bindjen se ai ka realizuar planin 100 përqind si në propagandat e komunizmit.
Taravari merret me Tetovën por harron se në atë qytet ka dikush që ka marrë dy mandate dhe ka fituar përherë. Harron se aty është dikush që është votuar dy mandate resht dhe do del për herë të tretë pa frikë të përballet me konkurrencën për të vazhduar akoma qeverisjen.

Marketing

E vërteta tjetër e mistershme e Taravarit për Tetovën është fakti se ai flet për fitoren e partisë së tij ashtu siç fliste edhe herën e kaluar por emri i kandidatit të ASH së tij mbetet enigmë. Ata akoma nuk kanë një emër ndërsa flasin për një menaxhim të këtij qyteti ndryshe. Taravari harron se gladiatori politik, fituesi i përhershëm, kundërshtari i tij politik foli qartë dhe prerë :Fitorja e BDI së, nis nga Gostivari. Këtë mesazh ose nuk e ka dëgjuar ai dhe partia e tij ose ky mesazh e ka shpërqendruar atë. I lëkundur si kurrë më parë Taravari duket se e sheh humbjen e fronit dhe madje ai shkon aq larg sa një shpresë e varr me bashkëpunimin me atë parti maqedonase që shqiptarët e kanë të vështirë ta përpijnë atë që ata kanë bërë kundër tyre. Ata që vetë kreu i ASH i njeh më mirë se çdokush dhe ata që gjithçka mund të japin, por jo të drejta shqiptarëve. Taravari i Gostivarit flet për fitoren e Tetovës dhe kjo në politikë është papjekuri e skajshme. Taravari pra, fito më parë Gostivarin sepse Tetova është në duar të sigurta.
Koment:TetovaSot