Tare: Immobile është mbret i përulur, nder që e kemi në skuadër

13:13 | 19 Maj 2021

Marketing

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka mbrojtur sulmuesin Ciro Immobile, pasi presidenti i Torinos, Urbano Cairo i komentoi në postimin e tij në Instagram.

Ishte ndeshje e ashpër mes Lazios dhe Torinos që u mbyll 0 – 0, por konflikti vazhdoi edhe pasi përfundojë ndeshja në “Olimpico”, transmeton lajmi.net.

Edhe Tare vendosi të flasë publikisht, derisa mbrojti sulmuesin.

“Ciro nuk është vetëm sulmues i Lazios. Ai erdhi në qetësi. Tani ka 150 gola që ka shënuar dhe fanella jonë flet për të”.

“Ai është ‘Mbreti Ciro’ për njerëzit. Është mbret i përulur( që punon si shembull, njeri që sakrifikon vetën dhe e do klubin, bashkëlojtarët, tifozët dhe familjen)”.

“Për klubin, është krenari që e kemi në dhomën e zhveshjes, simbol për njerëzit e Lazios”, deklaroi ai.

Dje, Torino me barazimin ndaj Lazios siguroi qëndrimin në Seria A./Lajmi.net/