Targat, nga nesër “MK” zëvendësohet me “NMK”

Nga dita e nesërme Ministria e Punëve të Brendshme do të lësho në përdorim target reja me kodin NMK, bazuar në marrëveshjen e Prespës. Procesi ndërrimit të tabelave do të bëhet gradualisht gjatë regjistrimit të automjeteve, qytetarët të cilët nuk kanë nevojë të ndërrojnë tabelat menjëherë do të jenë në gjendje të përdorin afishe të cilat u shpërndan kohë më parë në të gjitha pikat kufitare e të cilat mund të përdoren deri më 12 shkur 2024.

Marketing

Ndërrimi i tabelave për automjete pason marrëveshjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, ku pjesë e marrëveshjes është edhe ndërrimi i emrave të disa institucioneve. Nga MPB pritet që deri nesër të njoftojnë qytetarët se a do të duhet të paguajnë për targat e reja, të cilat aktualisht kushtojnë 1,200 denarë.