Targat, Spasovski: Do të marrim vendimin më të mirë për qytetarët

Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski, në lidhje me ndërrimin e targave të vjetra të makinave deklaroi se MPB-ja po shqyrton opsionin më të mirë për qytetarët. Me këtë rast ai nuk përjashton mundësinë e vendosjes së stikersave.

Marketing

“Si MPB besojmë se një nga zgjidhjet është vendosja e stikersave. Me afishe praktikisht nuk ka kosto ose e njëjta është e ulët, që të përmbushet ai moment ligjor”, tha ministri Spasovski.
Ai theksoi se janë tre kategori të automjeteve të qytetarëve, që posedojnë automjete të tilla.

“Kemi targa me tre numra që janë shumë të vjetra, të cilat nuk kanë ndryshuar fare, kemi rreth 220-230.000 që janë praktikisht me MK dhe targa të reja me katër numra që duhen ndërruar”, theksoi Spasovski.
Spasovski theksoi se për MPB-në qëllimi është të bëhet zgjidhja më e mirë.

“Për ne është e rëndësishme të sjellim zgjidhjen më të mirë për qytetarët dhe të lëmë një mundësi opsionale, nëse qytetari dëshiron të ndryshojë targën, ose nëse dëshiron të vendosë ngjitëse. Kjo do të ishte një nga zgjidhjet e mundshme. Pres që së shpejti ta përcaktojmë dhe ta bëjmë publike për opinionin”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.