Seanca e radhës për rastin “Target-Fortesa”, është cabktuar për më 9 dhjetor. Mes dëshmitarëve të sotëm në këtë lëndë ishte edhe ish kryeshefi i stacionit policorë të Gjorçe Petrovit, Bojan Veliçkovski i cili tha se ka dyshuar se po përgjohet në mënyrë ilegale dhe për këtë arsye ka parashtruar kërkesë deri në PSP, që të konfirmohet nëse është ndjekur në jo-ligjërisht.
“Arsyet se pse kam qenë i ndjekur nuk i di, por mund të supozoj se vetëqeverisja lokale në Karposh në atë kohë ishte pushteti i vetëm i opozitës. Me to unë kisha kontakt zyrtar, në pajtim me detyrat profesionale. Unë gjithashtu isha pjesë e sigurimit gjatë rrënimit të “Kosomos”, në këtë dyshoj, jo se e di sakt se përse jam përgjuar”, tha dëshmitari Veliçkovski.