Në fjalën e sotme përmbyllëse të mbrojtjes në rastin “Target – Fortesa”, mbrojtja e ish shefit të DSK-së Sasho Mijallkov kërkoi aktvendim lirues. E akuzuara tjetër në këtë rast ish-ministrja Gordana Jankulloska kërkoi gjithashtu të lirohej nga faji. Ajo tha se nuk mbante asnjë përgjegjësi për përgjimet e paligjshme, dhe se ajo vetë ishte viktimë e regjistrimeve të paligjshme, për të cilat, siç tha ajo, as nuk e ka ditur.