Taseva për Gruevskin: Nuk bëhet fjalë për arratisje, atë e kanë lëshuar që të shkojë

Nënkryetarja e Transparency International Macedonia, Spagjana Taseva, lidhur me arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, thotë se ai nuk është arratisur, dhe se shteti e ka lëshuar të shkojë. Sipas saj në një shtet funskional, nuk mund lehtë të arratiset një person i cili ka sigurim personal dhe i cili ndiqet penalisht në disa lëndë.

Marketing

“Mendoj se nuk bëhet fjalë për arratisje dhe se Gruevskin e kanë lëshuar që të shkojë. Ky besoj se është një skenar dhe një punë me marrëveshje për të cilën do ta shohim se për çfarë marrëveshje bëhet fjalë. Por mendoj se këtu kur bëhet fjalë për një shtet që i ka të gjitha ligjet të gjitha institucionet, në të cilën kemi person mbi të cilin po udhëhiqen më shumë procese, i cili ka dhe sigurim personal, dhe për të cilin janë shqiptuar masa të sigurisë, nuk mund aq lehtë të ikë nga shteti dhe të fshihet në Budapest nëse për këtë nuk ka ekzistuar ndonjë marrëveshje paraprake.

Unë më shumë besoj se Gruevskin e kanë lëshuar që të ikë, ose sëbashku e kanë dërguar të sigurtë që të mundet këtu më pas të realizojnë skenarë tjerë, çfarë do të ndodhë me gjithë këtë do ta shohim”, thotë Taseva në emisionin KlikPlus.
Sipas saj, ajo që e shtynë të dyshojë se arratisja e Gruevskit ka qenë e organizuar dhe me marrëveshje paraprake, është tërheqja e parave nga llogaritë bankare.