Tateshi: “Kovid qendër e vetme në vend të jetë spitali “8 Shtatori”

Bekim Tateshi nga departamenti i shëndetësisë pranë Aleancës për Shqiptarët ka falemderuar të gjithë mjekët që kanë qenë dhe janë të angazhuar në luftën kundër kovid-19.

Marketing

Tateshi tha se jemi duke u ballafaquar me dy probleme njëkohësisht, njëri problem është virusi covid-19 dhe tjetri problem është politikat e gabuara të Qeverisë.

Tateshi shtoi se ASH-ja ishte ajo që propozoi e para pakon 10-të për zbutjen e migrimit të mjektëve dhe personelit mjekësorë, por sipas tij, ishte qeveria dhe politikat e saja që nuk e pranuan këtë propozim të ASH-së.

“Koalicioni ASH-AAA, në programin zgjedhorë propozoi shtatë masa për përballjen me virusin Covid-19 dhe situate të ngjajshme, por Qeveria për shkak të egos së lartë dhe mentalitetit ballkanik nuk dëgjoi këshillat tona. Konstatimi jonë është se qeveria Zaev1 humbi janarin dhe shkurtin dhe u gjet e papërgatitur gjatë valës së parë. Kurse QEveria Zaev2 humbi shtatorin dhe tetorin dhe tani në nëntorë gjendemi në situatë të vështirë dhe të paparashikueshme”, tha Tateshi.

Sipas Tateshit, kthimi i Qendrës Klinike Universitare “Nënë Tereza”, në Covid qendër është gabimi rradhës, shton se sipas analizave të ASH-së ky vendim do të ndikojë drejtëpërsëdrejti në shëndetin e popullatës.

“Aleanca për Shqiptarët propozon:

1. QKU “Nënë Tereza” në Shkup të shpallet zonë e gjelbërt në të cilën do të trajtohen pacientët me nevoja të ndryshme në institucione terciare, ndërsa covid qendër e vetme në vend të jetë spitali “8 Shtatori”, me të gjitha kapacitetet e tij në të cilin do të trajtohen të gjithë të prekurit me virusin korona. Urgjentisht të ndërtohen disa spitale modulare rreth këtij institucioni shëndetësorë duke rritur kapacitetet e shtretërve dhe shërbimeve.

2. Urgjentisht, kazerma Ilinden dhe salla sportive “Boris Trajkovski”, të përgatiten për spitale të improvizuara për pranim të pacientëve me Covid-19.

3. Personeli mjekësorë ushtarak nga rradhët e armatës të kyçet në mjekimin e pacientëve të prekur me Covid-19 në spitalet publike.

4. Të kërkohet ndihmë ndërkombëtare, të angazhohen mjek me përvoja nga shtetet që kanë treguar rezultate të mira në mjekimin e Covid-19”, deklaroi Tateshi.

Në fund, Tateshi tha se Ministria e shëndetësisë duhet t’u jap vendim të gjithë personelit mjekësorë që për nëntë muaj luftoi kundër covid-19.

Marketing