Tateshi: Prej fillimit të pandemisë masat kanë qenë të vonuara

Bekim Tateshi nga Aleanca për Shqiptarët, në ClickPlus ka dërguar kritika deri te autoritetet shëndetësore për masat anti-Covid.

Marketing

Thotë, se të gjitha masat e miratuara, janë të vonuara. Kjo sipas tij, ka ndodhur që prej fillimit të pandemisë.

“Prej fillimit të pandemisë masat kanë qenë të vonuara. Ne si departament i shëndetësisë në kuadër të Aleancës për Shqiptarët i kemi ndjekur që nga fillimi. Unë mendoj, se Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ndikohet nga vendimet politike”, tha Tateshi.

Marketing