Tatimi i solidaritetit, ministria e Financave pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Ministria e Financave dhe qeveria do ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me ligjin për tatim të solidaritetit, tha ministrja e Financave, Dimitrieska-Koçoska. Ajo shtoi se e presin informacionin e Gjykatës dhe nëse Gjykata Kushtetuese vendos që ta anulojë ligjin, atëherë do të sigurojnë mjete nga buxhet që të kthehen 49 milionë euro 156 kompanive që e kanë paguar këtë tatim. Sipas saj, kjo do të jetë goditja e dytë ndaj buxhetit, por tha se nuk do ta komentonte vendimin e Gjykatës.

Marketing

“Qëndrimin tim në lidhje me tatimin e solidaritetit në momentin kur u miratua, e dini, ne ishim kundër për shumë arsye. Ta presim vendimin, le të na njoftojnë, detyra jonë si Ministri e Financave është t’i respektojmë dhe t’i zbatojmë ligjet. Çfarë të them unë tani, nëse gjykata vendos që të kthehen paratë, ne nuk mund t’i ikim asaj. Unë duhet t’i kthej paratë. Këto janë rezultatet nga politikat pa standarde dhe nga padituria që bëhet. Gjatë viteve të kaluara folëm për këtë. Kjo është paqëndrueshmëria që e bënte qeveria e kaluar”, tha Koçoska, transmeton TV21

Marketing