Taulant Balla është betuar sot në Presidencë si ministër i Brendshëm.
Kuvendi miratoi më 13 korrik, me 75 vota pro, 16 kundër, 1 abstenim emërimin e Taulant Ballës në postin e kreut të Ministrisë së Brendshme.
Balla është pasuesi i Bledi Çuçi pas shkarkimit të tij më 7 korrik nga Kryeministri Edi Rama, pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Fushë Krujë dhe Borizanë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” Balla deklaroi se do të bëj gjithçka të mos zhgënjej askënd në kryerjen me sukses të detyrës së Ministrit të Brendshëm në Qeverinë e Kryeministrit Edi Rama.
Ndryshimi në qeveri ndodhi për shkak të skandalit ndërsa të afërmit e një deputeti socialist rrahën barbarisht dy banorë të Borizanës ne Krujë.
Ishte kryeministri Rama ai që shkarkoi nga detyra Çuçin dhe ia dorëzoi Taulanta Ballës detyrën e ministrit të Brendshëm.