Taulant Balla do të betohet sot si ministër i Brendshëm. Ceremonia e betimit të Taulant Ballës në detyrën e Ministrit të Brendshëm do të mbahet sot në orën 11:00 në Presidencë.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaroi se do të bëj gjithçka të mos zhgënjej askënd në kryerjen me sukses të detyrës së Ministrit të Brendshëm në Qeverinë e Kryeministrit Edi Rama.
Ndryshimi i beftë në qeveri në këto ditë të nxehta ndodhi për shkak të skandalit ndërsa të afërmit e një deputeti socialist rrahën barbarisht dy banorë të Borizanës ne Krujë. Çuçi iku nga detyra bashke me deputetin Rrahman Rraja i cili dje i dorëzoi Taulant Ballës dorëheqjen nga mandati i deputetit. Kryeministri Rama nuk vonoi, por emëroi për ministër të Brendshëm kreun e grupit kuvendor socialist, Taulant Balla.
Balla është deputet i Qarkut Elbasan dhe drejtues politik për Partine Socialiste në Qarkun Fier. Më herët ka drejtuar qarkun e Elbasanit ku ka marrë edhe rezultatin më të mirë elektoral në zgjedhjet e 2017 dhe 2021 si për socialistët por edhe vetë si deputet rezultoi më i votuari në rang kombëtar.
Taulant Balla ishte edhe zëri kryesor i mazhorancës në kuvend në përballjet e vështira me opozitën ne Kuvend, por edhe në sigurimin e votave mbështetëse për miratimin e ligjeve apo vendimeve te rëndësishme. Opozita nuk i ka kursyer asnjëherë sulmet ndaj Taulant Ballës, por duhet theksuar fakti se ne shumicën e rasteve Taulant Balla i ka ndjekur këto akuza ne Gjykatë dhe Prokurori, ku dhe ka fituar deri me tani në disa raste, ku kujtojmë rastin ndaj ish-kryetarit te PD Lulzim Basha, i cili u dënua nga gjykata për shpifje. Emërimi i Taulant Ballës në krye te Ministrisë së Brendshme si një figure e rëndësishme politike tregon se PS letkon një ndryshim te madh ne këtë sektor të vështirë, ku dhe pritshmëritë e qytetareve janë shume te larta.