Taulant Ismaili shpallet më i miri në futsal për edicionin 2018/2019

Taulant Ismaili është shpallur lojtari më i mirë i futsalit për sezonin 2018/2019. Ky çmim erdhi falë sukseseve të tij me fanellën e Futsal Shkupit, kur u kurorëzua me titullin e kampionit, ndërsa gjithashtu fitoi edhe trofeun e Kupës.

Marketing

Ismaili ishte pjesë e jona edhe në ndeshjet ndërkombëtare, duke shkruar historinë me ne, pasi për herë të parë në historikun tonë arritëm që të kalojmë raundin parakualifikues në Ligën e Kampionëve.

Ismaili fitoi garën përballë lojtarit tjetër të Futsal Shkupit, Ismet Ceka, që gjithashtu ishte në garë për çmimin e më të mirit në futsalin vendo dhe Josif Josifov të Astibos. Rikujtojmë aktualisht Taulant Ismaili është pjesë e skuadrës së Arben Bajramit, që garon në Ligën e Dytë të futsalit.