Taulant Seferi tani pret ftesën e Edi Rejës

Taulant Seferi, futbollisti shqiptar, që luan në Zvicër, e ka mbyllur me gol sezonin me skuadrën e tij, Vintertur, në “Challenge League”. Ai ka shënuar në fitoren 3-2 ndaj FC Shafhauzen, në minutën e 55-të dhe kjo ka qenë edhe loja e fundit me këtë skuadër e ish-kapitenit të Shqipëria U-21, që tashmë pret një ftesë nga Edi Reja.

Marketing

“Jam shumë i lumtur që mbylla sezonin me gol dhe me fitore. Ishte ndeshja e fundit për FC Vintertur, u ndjeva i mërzitur për ndarjen me tifozët, bashklojtarët dhe me stafin teknik, por kështu e ka jeta e futbollit. Jam shumë faleminderues ndaj atyre që më kanë mbështetur gjatë gjith kohës. Faleminderimi i posaçëm shkon drejt familjes dhe të gjithë juve për përkrahjen. FC Vintertur do të ngelet në kujtimet e mia të bukura. Një foto pas lojës me flamurin më të bukur në botë!”

Marketing