Tayna ka bërë një krahasim të hatashëm.
Rep artistja kosovare këtë mbrëmje ka treguar se ndodhet në Ulqin bashkë me shoqërinë e saj.
Ajo ka sjellë disa pamje nga atje ku në njërën prej fotove ka bërë një krahasim befasues.
Teksa fotografon hënën në qiell Tayna lë pa fjalë me mbishkrimin që i vë fotos duke e krahasuar veten me yll.
“Ndërsa ylli ka rënë në tokë e po fotografon” ka shkruar Tayna duke e konsideruar në këtë rast veten ‘yll’ qiellor.
Ndërkohë që këngëtarja po shijon sukseset e këngës “La Boca”, ajo ka paralajmëruar edhe projektin e ri që do të lansohet shpejt./Lajmi.net/