Ndonëse nuk e ka paralajmëruar më herët, reperja nga Prizreni sot publikon këngën e re.
Tayna siç duket kësaj radhe ka befasuar fansat pasi do të sjell projektin e ri për të cilin nuk ka dhënë detaje fare, shkruan lajmi net.
“18:00”, ka shkruar ajo teksa shfaq pamje të klipit ku duket e hatashme dhe me plot stil. Tayna ka bërë fuqishëm debutimin në tregun muzikor me vetëm dy projekte.
Madje kjo e fundit “Shqipe” është tërësisht e kopjuar nga artistja, Teyana Taylor, që nga fillimi i klipit e deri në fund.