Të akuzuarit për “27 prillin” hoqën dorë që të japin deklarata para gjykatës

Deputetët e akuzuar Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski dhe Johan Tarçullovski hoqën dorë nga dhënia e deklaratave para Gjykatës në seancën e sotme gjyqësore për ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar.

Marketing

Procesin gjyqësor e udhëheq gjykatësja Dobrilla Kacarska, ndërsa përfaqësues të akuzës janë Vilma Ruskovska dhe Ivana Trajçevska.

Avokati i Krsto Mukovskit, në fillim të seancës së sotme tha se, më 19 nëntor i kishte tërhequr të gjitha dëshmitë e dorëzuara materiale me shkrim si dhe se i akuzuari nuk do të japë deklaratë para gjykatës.

Në pyetjen e gjykatëses Kacarska, avokati Donço Nakov tha se i akuzuari Luben Arnaudov nuk do të japë deklaratë si dhe se tre video incizimet e propozuara plotësisht përputhen me ato të dorëzuarat nga prokuroria, përderisa dëshmi me shkrim nuk kanë dorëzuar aspak.

Mbrojtja e të akuzuarit Lupço Dimovski, tha se ai nuk do të japë deklaratë para gjykatës, por se mbetet në shfaqjen e video materialit të dorëzuar, pas çka në gjykatë ishin lëshuar disa video incizime ku shihet duke bërë gjeste i akuzuari Lupço Dimovski në emisione, për të cilat mbrojtja tha se janë të njëjta ose të ngjashme me ato që janë theksuar nga prokuroria.
Avokati i të akuzuarit Johan Traçullovski tha se ai nuk do të japë deklaratë dhe se i tërheqin të gjitha dëshmitë e dorëzuara nga lista e dëshmive.

Gjykatësja Kacarska e paralajmëroi avokatin e të akuzuarit Mitko Çavkov se gjykata disa herë e ka njoftuar se nuk do të pranojë dëshmi të dorëzuara pas datës 21/8/2018 dhe se nuk ka ndryshim të këtij qëndrimi.

Pasi që gjykata nuk i pranoi dëshmitë e dorëzuara nga mbrojtja e Çavkovit, avokati i tij tha se pasi që lejohen vetëm dëshmitarë të cilët gjykata thotë se janë dorëzuar me kohë, atëherë i tërheqin tre dëshmitarët e propozuar.

Paraprakisht deklaratë para gjykatës dha dëshmitari i vetëm i propozuar nga mbrojtja e Mukoskit, Marija Angellova, e cila ishte deputete në Kuvend prej vitit 2014 deri në vitin 2016 dhe kishte marrë pjesë në protestat para Kuvendit më 27 prill të vitit 2017.

Për rastin “27 Prilli” të akuzuar janë gjithsej 33 persona, 31 prej të cilëve për rrezikim terrorist të rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje. Paraprakisht për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të Sasho Markovskit procedura për të ishte ndarë dhe duhet që të vazhdoj pas një muaji.

Në mesin e të akuzuarve janë disa deputetë, të punësuar në MPB dhe në sigurimi e Kuvendit si dhe disa artistë. Ata para Gjykatës thanë se e kuptojnë aktakuzën, por se nuk ndjehen fajtorë.

Në bankën e të akuzuarve janë Ljuben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukovski,
Ljupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov, Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski-Levi, Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sashko Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska Bozhinovska, Ivan Cvetanovski, Boris Damovski, Bogdan Ilievski-Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mllademovski, Mihaill Mlladenovski, Zaharie Simovski, Mlladen Dodevski, Jane Çento, Gorançe Angellovski, Igor Jug, Ilija Spaveski, Vllatko Trajkov, Villijam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski-Koljo, Aleksandar Vasilevski-Ninxha dhe Mitre Pitropovski.