Telefonata pafund për ilaçe, të angazhuarit e Komunës së Çairit ua dërgojnë në shtëpi ilaçet.
AQ: Alo mirëdita. Ne jemi punëtor të Komunës së Çairit, nën shërbimin tuaj për barna.
QYTETARJA: Më është thyer shishja e vajzës, a mund të ma sjellni?
AQ: Tash do tua jap kontaktin me të punësuarën në barnatore.
Aranit Qerimi bashkë me kolegun e tij Muzafer Reçi shpërndajnë barna për qytetarët që kanë nevojë e nuk mund të dalin jashtë shtëpisë për shkak të orës policore.
Telefoni nuk pushon prej thirrjeve dje kanë pasur gjithsej 250 telefonata.
Pasi e marrin thirrjen marrin para nga qytetarët dhe pastaj e blejnë ilaçin dhe ua dërgojnë.
Njëra prej thirrjeve ishte nga një qytetar i lagjes së Serovës.
MR: Ne t’i sjellim barnat me faturë fiskale, shkojmë i marrim.
Gazetare: Çfarë keni kërkuar.
“Disa barna të cilat duhet t’i marrim patjetër. Nuk kemi pasur mundësi t’i marrim para se të fillojë ora policore dhe vendosëm që ta shpirtëzojmë shërbimin që e ofron Komuna e Çairit”, tha Alban Ahmeti, qytetar.
Aranit Qerimi thotë se dje prej orës 10 deri në ora 20 kanë pasur 250 thirrje, 40 personave u kanë dërguar ilaçe, pasi thirrjet tjera kanë qenë nga komuna tjera.
“Ka pasur shumë punë. Por nuk na lodh puna për komunën tonë të Çairit për banorët tonë. Deri në këto momente i kemi pasur 20 thirrje 8 prej tyre i kemi shërbyer. Edhe në këto momente vazhdojnë thirrjet”, tha Aranit Qerimi, punëtor në komunën e Çairit.
Farmacisti Bunjamin Statovci thotë se barnatorja ku punon ai është e furnizuar mirë me ilaçe.
“Më së shumti qytetarët kërkojnë gjëra elementare që kanë nevojë, terapi kronike dhe akute të shënuar nga mjekët amë”, tha farmacisti Bunjamin Statovci.
Ndryshe për shkak të orës policore qytetarët të cilat kanë nevojë për ushqim apo barëra mund të bëjnë porosi online dhe në numra kontakti që çdo komunë i ka publikuar në faqet e tyre zyrtare.