Te ardhurat e rusëve ne nivelet me te ulëta gjate dekadës se fundit

Sipas Institutit të Bankës Finlandez për Ekonomitë në Zhvillim (BOFIT), të ardhurat reale të familjeve ruse gjatë tremujorit të parë të këtij viti janë ulur me 5%, krahasuar me tremujorin e katërt të viti 2019, tremujori i fundit para fillimit të pandemisë së Covid-19.

Rënia e vlerës së të ardhura të rusëve kishte filluar shumë vite para pandemisë së Covid-19, më saktësisht që nga viti 2014.

Pandemia në Rusi vetëm se e ka thelluar krizën ekonomike dhe rënien e vlerës së të ardhurave të rusëve. Tani vlera e të ardhurave të rusëve ka rënë duke arritur nivelin e viti 2010.

Marketing

Grafiku i të ardhurave gjatë dhjetë viteve të fundit në Rusi

Pos rënies së vlerës së të ardhurave në Rusi ka edhe rritje të varfërisë, kështu që rreth 18 milionë rusë që i bije rreth 12% e popullsisë, jetojnë nën nivelin zyrtarë të varfërisë.

Nën nivelin e varfërisë hynë të gjitha ata persona që kanë të hyra mujore nën 140 euro.

Bazuar në të dhënat e viteve të kaluara, niveli i varfërisë në Rusi tanimë ka rënë në nivelin e fillim vitit 2010.

Sektorët ekonomikë që janë goditur më së shumti nga COVID-19 janë hoteleria dhe restorantet, ku si pasoj e kësaj ka pasur zvogëlim te të ardhurave dhe humbje të vendeve të punës.

Edhe bizneset e vogla gjithashtu janë atakuar shumë nga pandemia, ku edhe ne ketë sektorë ka pasur zvogëlim të pagave, humbje të vendeve të punës, si dhe falimentim të bizneseve.

Marketing