Të bashkohen shqiptarët e Maqedonisë njëjtë si të Luginës dhe të fitojnë kryeministrin e parë shqiptar

Lugina e Preshevës është shembulli më i mirë për tu ndjekur për shkak të bashkimit të forcave politike shqiptare që rezultoi me katër deputetë që do jenë pjesë e Parlamentit në Republikën e Serbisë transmeton TetovaSot.
Kjo ka shtuar forcën politike për shqiptarët e diskriminuar të asaj zone dhe tash do veprojnë si një zë i vetëm për më shumë të drejta dhe jo vetëm.

Marketing

Më 15 Korrik kemi zgjedhjet e jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut. Janë dy gjëra që këto zgjedhje i bëjnë të tilla këto zgjedhje duke përfshirë Virusin Korona që nuk lejoi zgjedhjet të mbahen në afat të rregullt më 12 Prill duke i prolonguar ato dhe e dyta zgjedhje të jashtëzakonshme janë për faktin se në horizont është shfaqur ideja e një kryeministri shqiptar duke trazuar skajshmërisht partitë politike maqedonase që dita ditës po i ashpërsojnë qëndrimet e tyre rreth kësaj ideje të papranueshme për ta sepse e dijnë peshën e këtij funksioni të rëndësishëm në shtet.

Për dllim nga liderët e partive tjera , përfshirë edhe ato shqiptare që kundërshtojnë këtë ide madhore të kryeministrit, kreu i BDI-së Ali Ahmeti doli me një strategji tjetër. Ai këtë ide e ka fokusuar më shumë tek pesha e madhe që duhet të kenë shqiptarët dhe prandaj nuk e përcaktoi që kryeministri të jetë partiak por më shumë se kaq, pra mbipartiak.
Edhe gazetari Rami Mislimi, thotë se shqiptarët tani e kanë momentin që të bashkohen për kryeministrin shqiptar dhe të marrin shembull shqiptarët e Luginës së Preshevës
“Të bashkuar partitë politike në Luginën e Preshevës fituan 4 deputet në Parlamentin e Serbisë, andaj bashkohuni ta fitojmë kryeministrin e parë shqiptarë në Maqedoni” ka shkruar gazetari Mislimi

Por për tu bërë kjo realitet kërkon edhe unifikimin e forcave tjera politike shqiptare sepse maqedonasit sërish do vijnë në një pikë koalicioni dhe aty mund të shpërfaqet kushti i madh shqiptar për të patur më në fund kreun e ekzekutivit që nuk është i pamundur por kërkon një unitet të madh brenda forcave politike shqiptare.

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë mundësinë që të ndjekin shembullin e forcave politike në Luginën e Preshevës që rezultuan me një fitore të madhe jo vetëm politike por një triumf shqiptar duke tejkaluar inatet politike rreth një qëllimi të vetëm shqiptar.
Nëse partitë shqiptare bëhen edhe këtu bashkë si atje, atëherë kryeministri shqiptar është para një akti të kryer .Kjo është në interesin shqiptar në përgjithësi. /TetovaSot/