Shumë prej zjarrfikësve që punojnë gjatë gjithë kohës për të luftuar zjarret e mëdha në Los Angeles janë të burgosur. Departamenti i Korrigjimeve dhe Rehabilitimit të Kalifornisë i tha CNN se deri të premten, gati 1000 të burgosur po punonin për të shuar zjarrin.
Royal Ramey, i cili punoi si zjarrfikës ndërsa ishte i burgosur dhe u fal nga guvernatori, Gavin Newsom në vitin 2022, foli për televizonin amerikan.
“Është praktikisht e njëjta punë”, tha Ramey kur u pyet nëse të burgosurit bëjnë të njëjtën punë si zjarrfikësit e rregullt.
“Ne jemi atje. Ne jemi në vijën e parë. Ne po përdorim mjetet. Ne do të dalim dhe do të bëjmë punën tonë”, shtoi ai. Kalifornia vlerëson se ky program kursen rreth 100 milionë dollarë në vit.
Mediat amerikane shkruajnë se dëmet nga zjarri kapin shifra miliarda dollarë.