Të burgosurit e Idrizovës letër kryeministrit Zoran Zaev

Nëse falni personat që tentuan ti vrasin përfaqësuesit e më shumë se 500mijë qytetarëve, përse mos të na falni edhe neve… Kjo është porosia që të burgosurit e “Idrizovës” ia dërgojnë kryeministrit Zoran Zaev, i cili nuk hodhi poshtë mundësinë për amnisti për 27 prillin.

Marketing

-Duke marrë parasysh situatën politike në vend, tentativën për “Pajtim nacional” për t’i falur “terroristët dhe kriminelët e 27 prillit”, që tentuan t’i vrasin përfaqësuesit e më shumë se 500.000 qytetarëve në vend, që shkelen dhe nëpërkëmbin institucionin ligjvënës të RM-së. Kërkojmë që në kuadër të këtij “Ligj për falje” të na përfshini edhe neve në këtë “Ligj për Amnisti”.

E gjithë kjo është e nevojshme edhe për shumë arsye të tjera, p.sh. -Shohim se vendi ynë është duke ecur drejt rrugës së reformave gjyqësore, ndërhyrjeve kushtetuese, burgjet e stërmbushura dhe kushte jo të mira (katastrofale) nëpër burgje.

Duke u bazuar në këto arsye, të gjithë të burgosurit nëpër burgjet e RM-së bëjmë këtë kërkesë për të gjitha kategoritë e të burgosurve. Jemi të sigurt që edhe ju vetë e dini gjendjen e burgjeve në vend, jeni dëshmitar se si kanë vijuar “dënimet me rekomandim” nga Qeveria e kaluar.

Për këtë dhe shumë arsye tjera, shpresojmë se do t’i pranoni kërkesat tona.