Të dënuarit e “Grupit të Kumanovës” transferohen në Idrizovë

Nën kushte të rrepta sigurie sot, pas 38 muajsh në paraburgimin në Shutkë, pesë nga të dënuarit e “Grupit të Kumanovës” janë transferuar në burgun e Idrizovës.

Marketing

Pas mohimit të të drejtës ku, pas caktimit të dënimit, ata duhet të vazhdonin të vuajnë burgun në hapësirat e Idrizovës, të dënuarit e rastiti në Lagjen e Trimave mbaheshin padrejtësisht, në paraburgimin në Shutkë, nën kushte shumë të rënda.

Në burgun e Idirzovës sot janë transferuar, Muahmed Krasniqi (Malisheva), Nasuf Beqiri (Kaçaki), Fatmir Reçica, Rufki Dogani dhe Betim Kabashi. Ata janë sistemuar për të vuajtur dënim në hapësirën “Izolim” ku gjatë gjithë ditës do të jenë sëbashku deri në mbremje dhe kanë dy orë të lira për shëtitje.

Sipas informacioneve jo zyrtare që posedon Pa Censurë pritet që të transferohen edhe disa nga të dënuarit tjerë nga “Grupi i Kumanvës” në burgun e Idrizovës./Pa Censurë

Marketing