Një rrjet social shumë popullor mësohet të ketë rënë pre e një sulm kibernetik. Bëhet fjalë për Linkedin ku profilet e 500 milionë përdoruesve janë publikuar një një forum popullor hakimi.
Informacionet e grumbulluara përfshijnë ID Linkedin, emra të plotë, tituj profesionalë, adresa, numra telefoni, gjini dhe lidhje për në mediat sociale.
Duhen vetëm 2 dollarë për të parë këto informacione. Më 8 Prill Linkedin kishte thënë se informacionet që po shiten nuk janë marrë përmes një thyerje sigurie.
Lajmi vjen pas një incidenti tjetër kur 500 milionë adresa përdoruesish dhe informacionet e tyre u publikuan në një uebsajt përdorur nga hakerët.
Linkedin përllogaritet të ketë afro 675 milionë anëtarë, që do të thotë se ¾ e përdoruesve janë ekspozuar. /PCWorld Albanian