Të dielën fillon përllogaritja dimërore e kohës

Maqedonia të dielën në ora 3 pas mesnate do të kalojë nga përllogaritja verore e kohës në atë dimërore, bëjnë të ditur nga Biroja për metrologji.

Marketing

Në ora 3 pas mesnate, akrepat e orës duhet të kthehen një orë pas, pra në ora 2.

Edhe pse KE më 31 gusht të këtij viti ka bërë të ditur se pas anketës publike është kërkuar që të mos ndryshohet përllogaritja e kohës madje 75% nga 4.6 milion të anketuar kanë thënë se nuk është e nevojshme ky ndryshim.

Ndonëse ky vendim nuk mund të fuqizohet akoma, përllogaritja e orës do të vazhdojë deri më 28 mars kur edhe pritet të merret një vendim konkret.