Të dorëhiqet Qeveria e Zaevit, ja kush e kërkon?

VMRO-DPMNE sërish ka përsërit kërkesën për dorëheqje të Qeverisë aktuale të udhëhequr nga Zoran Zaev.

Marketing

“Sërish jemi para njërës prej institucioneve më të pabesueshme në vend dhe institucion te i cili qytetarët nuk kanë besim, ajo është Prokuroria Publike.Pas një jave të plotë nga skandali më i madh i cili e dridhi prokurorinë, ne ende nga askush nuk pamë se e ka marrë përgjegjësinë. Ende nuk e dimë as cilët prokurorë janë përgjuar, e as me kë janë zhvilluar këto biseda, e as nëse bisedat kanë pasur indikacione për krim.”, theksoi zëdhënësi i kësaj partie, Dimçe Arsovsk

Sipas tij, dorëheqje prej të gjithë të involvuarve në këtë skandal duhet të ketë edhe atë menjëherë. “Dorëheqje nga tërë qeveria edhe atë menjëherë. Të mos harrojnë vetëm, të gjithë të involvuarit , se do të vijë dita kur do të ndryshohen rrjedhat politike në vend, do të kthehet drejtësia dhe ky rast do të jetë lëndë e hetimit të profesionistëve që më vonë të gjithë të përgjigjen në pajtim me atë që e kanë bërë”, theksoi VMRO-DPMNE.