Bebe Rexha ka disa fjalë dy ditë pas largimit nga Shqipëria.Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, më 2 dhjetor ka vizituar Shqipërinë.
Qëllimi i kësaj vizite ishte t’iu ndihmonte nga afër të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit, pas grumbullimit të një shume të konsiderueshme me fondacionin që e hapi.
Pasi është kthyer në Amerikë, Bebe, përmes një postimi publikoi imazhe nga vizita që iu bëri zonave të prekura nga tërmeti.
Ajo thotë se ndihmet me zemrën plot dhe falënderon gjithë ata që kontribuan nga e mbarë bota. Po ashtu, këngëtarja shtoi se fillimisht ka zgjedhur dy shtëpi për t’i rindërtuar.
“Dje u ktheva nga një udhëtim dyditor në Shqipëri, ku pash dëmet e shkaktuara nga tërmeti dhe u takova me ata që u prekën nga ky tërmet. Unë jam me zemrër të mbushur dhe mirësi nga njerëzit atje, si dhe me të gjithë që kanë dhuruar nga e mbarë bota. NUK MUND T’JU FALËNDEROJMË MJAFTUESHËM. Ne kemi përzgjedhur dy shtëpi të dëmtuara nga tërmeti për t’i rindërtuar, si fillim. Ju lutemi vazhdoni të përhapni vetëdijen për këtë tragjedi dhe ndihmën që i duhet Shqipërisë. E dua vendin tim ❤️ Te Dua Shqiperi”, ka shkruar Bebe.
https://www.instagram.com/p/B5p14w0FhGp/?utm_source=ig_embed