Të enjten aktvendimet për të akuzuarit për tentim vrasje të Selës

Më 5 korrik në Gjykatën penale Shkup, këshilli gjyqësor do ta sjellë aktvendimin për shtatë të akuzuarit për tentimin për vrasje të deputetit Ziadin Sela në Kuvendin e RM-së më 27 prill të vitit 2017.

Marketing

Në fjalët përfundimtare të mbrojtjes në pjesën e pasdites të seancës, avokatët kërkuan aktvendime liruese për të gjithë, me arsyetimin se për asnjë prej tyre nuk ekzistojnë dëshmi se kanë tentuar ta vrasin Selën.

Avokatja e Andrej Micov, Maja Dojçinovska tha se PTHP nuk mund të ëdshmojë se personi me maskë i cili ka pasur bluzë të zezë është mu Micov, sepse nuk është gjetur asgjë nga veshja e personit me maskë gjatë bastisjes në shtëpinë e Andrej Micov.

Mbrojtja e Nikolla Vojminovskit konsideron se ai nuk është fajtor dhe se me dëshmitë konstatohet se nuk ka vepruar me asgjë që ta shkaktojë aktakuzën, është konstatuar se i akuzuari nuk ka pasur kurfarë kontakti me Selën dhe se nuk ka mundur ta rrezikojë jetën e tij. Avokati i Vojminovskit tha se, sipas deklaratave të dëshmitarëve, dëshmohet se Nikolla. si edhe shumë qytetarë të tjerë atë ditë ishin në Kuvend dhe se nuk ka dëshmi se ai do të kërcënojë me jetë Selën.

I akuzuari Kosta Dellov para Gjykatës tha se pendohet që atë ditë ka qenë në Kuvend dhe u deklarua se nuk është fajtor për veprën për të cilën ngarkohet. Para Gjykatës theksoi se ai nuk është vrasës.

Aktvendim lirues në fjalët përfundimtare kërkoi edhe avokati Bojan Manevski, i cili tha se klienti i tij, Aleksanadr janevski – Toshta jo vetëm që nuk ka pasur për qëllim ta vrasë Selën, por ai e ka ndihmuar atë të mbetet gjallë. Sipas Manevskit, nuk është i saktë konstatimi i të akuzuarit se ajo që kanë menduar të akuzuarit se Sela është i vdekur dhe ajo e ka shpëtuar nga vdekja, por është e saktë se Sela është shpëtuar nga Toshta.

Në seancën e fundit lidhur me këtë rast Stojan pavllevskit i ishte shqiptuar dënim me burg prej tre viteve, ndërsa Cejo Georgievskit një vit e dy muaj. Në dënimin të akuzuarve iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Pavllevski dhe Georgievski duhet t’i shlyejnë të gjitha shpenzimet.
Fillimisht në këtë rast ishin të akuzuar dhjetë persona, por Prokuroria para se të fillohet me fjalët përfundimtare e tërhoqi aktakuzën kundër Sasho Senkov, për të cilin prokurori theksoi se nuk ka dëshmi të mjaftueshme se e ka kryer veprën.

Për tentimin për vrasjen e Selës, sipas aktakuzës, të akuzuar janë Kire Geogievskin, Oliver Oshavkovski, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandër Janevski-Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski dhe Kosta Dellov.

Marketing