Të enjten, më 10 tetor, në Novi Sad do të mbahet takim trilateral në mes presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrave të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama, kumtuan nga kabineti i presidentit serb.
Siç lajmëron korrespondenti i MIA-së nga Beogradi, takimi do të mbahet në Pavijonin e Oficerëve në Kalanë Petrovaradin.
Presidenti i Serbisë, Vuçiçi, më parë paralajmëroi se me kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë do të bisedohet për heqjen e barrierave për qarkullim të lirshëm të mallrave dhe shërbimeve midis tre vendeve.
Ai më pas vlerësoi që bëhet fjalë për “ide epokale” e cila ka fituar “konsensus të plotë” nga kryeministrat e Maqedonisë Veriore dhe të Shqipërisë.
“E kuptuam që të ndarë jemi të vegjël dhe të dobët, por nëse bashkohemi lidhur me lirinë ekonomike, nëse dalim sikur bllok drejt Bashkimit Evropian dhe të tjerëve, besoj që fuqia jonë do të jetë shumë më e madhe. Duam që të lidhemi edhe me qëndrueshëm ekonomikisht, me çka në mënyrë dramatike do e ngrinim nivelin e investimeve, në rrethana në të cilat do të kemi liri të plotë të lëvizjes, komunikacionit dhe shërbimeve, e gjitha kjo do të na ngritë, për këtë gjeta transparencë të plotë tek Zaevi dhe Rama”, tha presidenti i Serbisë.