Të enjten starton linja ajrore Shkup – Athinë

Në Aeroportin e Shkupit të enjten (1 nëntor) në orën 18 do të shënohet vendosja e fluturimeve të drejtpërdrejta midis Shkupit dhe Athinës nga kompania ajrore greke “Ejxhian Erlajns” (Aegean Airlines), paralajmëroi sot TAV Maqedoni, koncesionar i aeroporteve në Shkup dhe Ohër.

Marketing

Në ngjarje janë paralajmëruar fjalime të ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, drejtorit të operacioneve tokësore në “Aegean Airlines”, Panos Nikolaidis dhe të drejtorit gjeneral të TAV Maqedoni, Alper Ersoj.
Në linjën e re ajrore, në pajtim me itinerarin dimëror të fluturimit, do të realizohen fluturime dy herë në javë, çdo të martë dhe të enjte.

Siç publikoi paraprakisht MIA sipas informacioneve nga Athina, Shkupin dhe Athinën do t’i lidh një aeroplan i “Olimpik er”, nëndegë e “Ejxhijan erlajns”, ndërsa fluturimet do të jenë me aeroplan “kju400” me kapacitet prej 78 pasagjerësh.

Aeroplani çdo të martë nga Athina do të niset në orën 9 sipas kohës lokale, ndërsa në orën 9.45 nga Shkupi sipas kohës në Maqedoni.

Të enjten fluturimi nga kryeqyteti grek është në orën 18:40 ndërsa nga i Maqedonisë në orën 19:25.
Nga Shkupi në Athinë dhe anasjelltas udhëtimi do të zgjasë për 1 orë e 15 minuta.

“Ejxhian Erlajns” e paralajmëroi linjën në tetor të vitit të kaluar, ndërsa lidhja me aeroplan midis dy shteteve ndodh pas më shumë se 10 viteve. Paraprakisht prej vitit 2003 disa vite ka ekzistuar linjë e drejtpërdrejtë aeroplani midis Shkupit dhe Athinës, me linjë të rregullt, pesë herë në javë, e cila më vonë u ndërpre.

Marketing