Viti 2021 përveç sukseseve dhe momenteve të bukura u përcjell edhe me humbjen e disa prej artistëve me shumë vlera për estradën tonë.
Disa prej tyre ndërruan jetë duke lënë një boshllëk të madh në skenën muzikore, gjithashtu edhe artin në përgjithësi, shkruan lajmi.net.
Rasim Thaçi – Cima
Një lajm i cili trishtoi publikun, ishte ndarja nga jeta e humoristit Rasim Thaçi-Cima.
Cima ndërroi jetë nga infektimi me koronavirus, pas disa javësh qëndrimi në Qëndren Klinike Universitare në Prishtinë, saktësisht në klinikën e Infektivës. Disa herë pas përmirësimit të gjendjes së humoristit nga mjekët thuhej se do shërohej, megjithatë COVID-19 i mori jetën për një kohë të shkurtër.
Lajmin për vdekjen e Cimës e bëri vajza e tij, Adelina përmes rrjeteve sociale. Humoristi i ndjerë, vdiq me 26-të mars pas komplikimeve me COVID-19.
Kujtojmë se, Cima ndërroi jetë në moshën 71 vjeçare duke lënë pas një karrierë të bujshmë prej një humoristi profesionist.
Një intervistë të tij për emisionin “Mirage” në vitin 2017-të mund ta shihni në linkun më poshtë.