“Të festojmë jetën” eventi unik nga shoqata “Ezra” me qëllim të sensibilizimit të popullatës për luftën kundër kancerit të gjirit

“Të festojmë jetën” eventi unik nga shoqata Ezra dhe me qëllim të sensibilizimit të popullatës për luftën kundër kancerit të gjirit.

Marketing

Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu bashkë me ambasadoren e 🇺🇸Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ekselencën e saj Angela Ageler, zonjën e parë të shtetit Elizabeta Gjorgjevska, zv/ministrin e shëndetësisë dr. Vlladimir Rendevski, mjekë eminentë dhe shumë mysafirë të tjerë. Ndërsa u përçua porosia se duhet të flasim dhe të kemi një ndikim të rëndësishëm edhe në rritjen e ndërgjegjësimit kolektiv për rrezikun që mbart kanceri i gjirit për më shumë se një ditë, më shumë se një muaj.

Lufta globale kundër kancerit të gjirit meriton vëmendjen e të gjithëve ne.

Shëndeti i grave duhet të jetë gjithmonë në vëmendjen tonë. Aq më tepër kur luftojnë me sëmundjen, me vuajtjet dhe trishtimin që ajo sjell.