Të fjeturit shumë qon në sëmundje të zemrës

Fjetja për më shumë se 6-8 orë gjat natës mund të shoqërohet me rrezikun e shtuar për vdekje të papritur dhe sëmundje kardiovaskulare, thotë një studim i publikuar së fundi në European Heart Journal.

Marketing

Për të kryer këtë studim janë studiuar zakonet e gjumit të 116,632 të rriturve nga 21 vende, të moshës mes 35 and 70 vjet, për një periudhë prej 8 vitesh.

Rezultatet treguan se ata që flinin 8-9 orë në ditë ishin 5 % më shumë të rrezikuar nga rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare, se sa ata që flinin deri në 8 orë.

Rreziku u rrit për 17 përqind tek ata që flinin 10 orë, dhe 41 përqind për ata që flinin më tepër se 10 orë.