Këtë të mërkurë BILD publikoi 10 përgjime të reja në lidhje me dosjen e blerjes së votave në Dibër në zgjedhjet e vitit 2017.
>
Në tërësinë e përgjimeve dalin figura të rëndësishme politike të PS-së, të cilat flasin me Imer Lalën, i konsideruar nga BILD si një ndër bosët e mafias që ka ndihmuar socialistët të vlejnë votat në qytetin e Dibrës.
Seria e përgjimeve nis me shefin e policisë në Dibër Robert Aga, i cili flet me një tjetër “donator” të PS-së si dhe me Damian Gjiknurin, në lidhje me planin e tij për shit- blerjen e votave. Ai i premton ish Ministrit se do të dalin mbi një mijë vota plus në krahasim me kundërshtarët e PD.Më tutje përgjimi nxjerr në pah deputetin e PS-së Qefalia i cili falënderon kreun e policisë për punën si dhe i kalon në telefon atij edhe Ministrin e Brendshëm Tahiri. Edhe ky i fundit e falënderon dhe i thotë të mos shqetësohet.Më tutje, përgjimet nxjerrin një seri të bisedave mes Imer Lalës dhe Damian Gjiknurit, ku flitet për “tërmetin” që kanë shkaktuar me votat (duke i blerë ato).
Në përgjimin e fundit të pulbikuar nga BILD, Imer Lala, i cili nga gazeta konsiderohet si lord i mafias i thotë të shoqes se ka qenë në “zyrën e madhe” (duke nënkuptuar atë të Edi Ramës) dhe se ka patur një takim me “Bablokun e madh”.
Më poshtë të gjitha përgjimet dhe audiot respektive
Përgjimi nr 1:
Shefi i Policisë, Dibër: Po djalosh.
Bekim Krashi: Cfarë keni bërë, cfarë keni bërë se keni mbyt fare. (Qesh) Nuk jeni duke lënë asgjë që të bëhet. Plus kudo jeni. Vetëm se… (nuk kuptohet)… nuk jeni shumë, minus 10. Do ti nxjerr të gjitha do ti jap me letër këtu.
Shefi i Policisë, Dibër: Duhet të kem 1000. Poshtë 1000 nuk e pranoj.
Bekim Krashi: Aaaaa, ca flet, ke fillu me pretendime të mëdha! Të japim lesh (qesh). Ti jap unë, ti jap në dorë.
Shefi i Policisë, Dibër: Ej.
Bekim Krashi: Hë?
Shefi i Policisë, Dibër: O shpirti vëllait, po ti kujtove se ata (opozita) ishin budallenj që bënin ashtu…
Bekim Krashi: Po prandaj donin të bënin rrëmujë ata se e dinin atë punë. Po unë i thashë komisionerëve mos u lodhni fare. Janë të humbur… (Pjesa tjetër nuk kuptohet)
Shefi i Policisë, Dibër: O shpirti i vëllait, dëgjo.
Bekim Krashi: Hë?
Shefi i Policisë, Dibër: Ajo strategjia ime funksionon.
Bekim Krashi: E di mo e di. Ti e ke deklaru, je komisar politike (qesh).
Shefi i Policisë, Dibër: Po, po shihe. A e ke Damian Gjiknurin aty?
Bekim Krashi: Cfarë do, të ta jap në telefon? Ti jap telefonin?
Shefi i Policisë, Dibër: Jepja.
Bekim Krashi: Ok.
Shefi i Policisë, Dibër: O shef!
Damian Gjiknuri: Po, urdhëro?
Shefi i Policisë, Dibër: Mirëmbrëma!
Damian Gjiknuri: Hë mo, ca bën?
Shefi i Policisë, Dibër: Hë, si je?
Damian Gjiknuri: Mirë, tullë, mirë fare.
Shefi i Policisë, Dibër: Se nuk pate besim tek unë.
Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet. Ti je mjeshtër, ti e the… (qesh). Je i madh! Hajt ciao, mos fol shumë këtu.
Pergjimi nr2
Xhemal Qefalia: Berti
Shef i policisë së Dibrës: Po shoku im
Xhemal Qefalia: Mos e vrit trurin, Flamuri është i detyruar të bëjë politikë, po do i themi ne nesër s;ke pse e përmend më atë
Shef i policisë së Dibrës: Jo jo, ai le të vij dhe të kontrollojë ku t’i dojë qejfi
Xhemal Qefalia: Ça ka ai, ai ia fut kot, mundohet që të justifikojë. A e merr vesh ti se çfarë bëhet brenda PD-së, duke u zënë me njëri- tjetrin. Mos e vrit mendjen
Shef i policisë së Dibrës: Jo unë i pata thënë, më sillni kartonin si Messi që ia mban Barcelona edhe të fitoni
Xhemal Qefalia: Tani kot ata, të kishin vënë ty ata, e fitonin ata.
Shef i policisë së Dibrës: Unë jam pjesë e PS-së dhe nuk e ndërroj as për 1 milion vjet.
Xhemal Qefalia: Nuk e vë në dyshim mo vlla, prandaj e thashë unë atë mbrëmë, ishin të gjithë grupi i P, s’ë besonin më.
Shef i policisë së Dibrës: Faleminderit, faleminderit, shyqyr që nuk thashë një fjalë tjetër unë aty. Unë e dija se ishte Gjiknuri
Xhemal Qefalia: Pse nuk e dije që ne ishim atje
Shef i policisë së Dibrës: Jo mo thashë ….(nuk dëgjohet)
Xhemal Qefalia: Ishte dhe Gramozi aty, ishte edhe Rama, ishin të gjithë dhe ra muhabeti jot, foli shumë mirë dhe Damiani në fakt dhe Blerina …u thashë që ai mund të bëjë shumë ty. I thashë edhe atij Ulsiut që ta përforconte, që të mos kishte kundërshtim. U thashë mu më bën punë edhe në Tiranë ai, puna është që kudo që është ai i jep drejtim.
Shef i policisë së Dibrës: Ishalla mos më çojnë nga Bulqiza , të pushoj pak
Xhemal Qefalia: E pra e, që të çlodhesh një çik
Shef i policisë së Dibrës: Jo kam nevojë që të pushoj pak, sinqerisht…
Xhemal Qefalia: Ikën ato ë?
Shef i policisë së Dibrës: Po, po i përcolla tani, të lumtur
Xhemal Qefalia: Për drekë them unë
Shef i policisë së Dibrës: Jo mo hëngrën, se di ça bën a hëngën , a koktej
Xhemal Qefalia: Drekë, drekë
Shef i policisë së Dibrës: Mirë shefi
Xhemal Qefalia: Mirë vëlla, tr*pin, të bëhet më e mira për ty, mos e vrit mendjen për ata…ta tha edhe mbrëmi “ai” ty, mos ashu gjë nga ato
Shef i policisë së Dibrës: Jo, ai ma tha në ligjëratë të drejtë, ma shpërlau gojën
Xhemal Qefalia: Prandaj po them unë
Shef i policisë së Dibrës: Mirë vllë, hajde të përshëndes, ciao
Xhemal Qefalia: Ciao
Përgjimi numër 4.
Imer Lala: Po zotëri.
Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet. Obobo, i q… nënën
Imer Lala: Oh, çfarë i kemi bërë ne të dy.
Damian Gjiknuri: Tërmet.
Imer Lala: Ejjj, po më shkruante ai robi.
Damian Gjiknuri: Ehëëë
Imer Lala: I thashë, a po flen gjumë? Jo mor burrë. Jam habitur. Jam habit me Selishtën dhe Luznin. I thashë se paskam njoht Damian Gjiknurin dhe më nga afër. |
Damian Gjiknuri: Hahahahaah …. Tërmet, Tërmet
Imer Lala: Ejjj, hajt se mbaroj.
Damian Gjiknuri: I q… robt. Doli llafi jot me mbi 1000 vota plus.
Imer Lala: Ejjj, me gjithë mend nuk të paskam njohur nga afër.
Damian Gjiknuri: Hahaah. Edhe ti mua, edhe unë ty.
Imer Lala: Hajde vlla, hajde! Kaloi kjo .
Damian Gjiknuri: Ok!
Vijon…