Të gjitha rrugët me tabela të reja, d të jenë edhe në gjuhën shqipe

Në të gjitha rrugët e qytetit dhe institucionet publike do të vendosen tabela të reja në tre gjuhë. Sipas listës, që e posedon Tv21, 1211 institucione do të kenë tabela të reja. Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha thotë se emrat e të gjitha institucioneve që i obligon ligji për gjuhët janë përkthyer dhe për të njëjtat janë njoftuar edhe institucionet.

Marketing

“Të gjitha emrat të cilat obligohemi me ligjin për përdorimin e gjuhëve, janë të përkthyer edhe në gjuhën shqipe dhe njëkohësisht janë të njoftuar, konsultuar edhe institucionet përkatëse pra se si duhet të jetë emri i institucionit në këtë rast edhe në gjuhën shqipe”, theksoi Muhamed Hoxha zëdhënës i Qeverisë.

Tender për vendosjen e tabelave ka hapur Sektori për Punë të Përbashkëta dhe Përgjithshme pranë Qeverisë në vlerë prej 1.205.000 denarësh të cilin e ka fituar “Adria Beverages D.O.O Ohër”. Përpos Sektorit për Punë të Përbashkëta dhe të Përgjithshme tender kanë hapur edhe vetë institucionet të cilat nuk kanë kërkuar asistencë nga organi i lartëpërmendur.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugë dhe Rrugica”, Senad Smailoviq thotë se tabletat do të shtypen me mjetet e ndërmarrjes.

“Në territorin e qytetit të Shkupit, Ndërmarrja Publike, “Rrugë dhe Rrugica” i shtyp dhe vendos vet tabelat dhe shenjat e komunikacionit. Jemi në periudhën që po vendosim shenjat. Tabelat vendosen me paratë që ndahen nga qyteti i Shkupit, nën të cilën është ndërmarrja. U dorëzojmë dokument se cilën rrugë e rregullojmë dhe i vendos vet shenjat e komunikacionit”, u shpreh Drejtori i NP “Rrugë dhe Rrugica”, Senad Smailoviq.

Përpos emrit në tabelë, institucionet detyrohen që të bëjnë edhe disa ndryshime të cilat lindën pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës dhe ato janë siç vijon, dy muaj për ndryshimin e sinjalistikës në komunikacion në drejtimet e rrugëve ndërkombëtare në vend. Katër muaj për ndryshim të të gjitha tabelave, në nivel lokal dhe qendror dhe katër muaj që MPB të fillojë me dhënien e targave të reja.

Marketing