Të gjitha të thënat e të pabërat e Zaevit

Në politikë erdhi si një kryetar komune larg elitave politike që zhvillohen në kryeqendër.
Erdhi në një moment kur më shumë u bë i njohur përmes ” bombave” kundër pushtetit të Gruevskit dhe në fakt aty filloi shpërfaqja e një politikani pa ndonjë bagazh të madh politik informon TetovaSot.

Marketing

Pavarësisht ” spektakleve ” të shumta ,qëllimit me të cilin pretendonte pushtetin ,sërish nuk ia doli të fitojë në zgjedhje.Përdori për mrekulli shqiptarët të cilët nuk është se ishin me të, por ishin kundër politikave nacionaliste të Gruevskit.

Shqiptarët shumë lehtë mund ta dërgonin sërish në Strumicë si një politikan periferie ,por ia dhanë shansin e jetës duke e bërë kryeministër.
Ai në zgjedhjet para tre vitesh kishte shumë gjëra në favorin e tij dhe duke përdorur edhe revolucionin laraman dhe flamujt shqiptarë që valviteshin në tubimet e tij dhe duke përdorur shqiptarët që gjithmonë kishin qenë me LSDM-në heshturazi prej vitesh , dha premtimet spektakulare por që mbeten vetëm fraza boshe dhe premtime në ajër .
Qytetarët filluan të besojnë si në ” përrallat” e Piter Panit dhe pandehën se më në fund kishin një kryeministër të ” dashur” për të gjithë që nga skaji i fundit i Maqedonisë do merrte fund nacionalizmi .Shqiptarët i besuan kësaj përralle politike të Zaevit i cili mashtrimin më të madh e bëri kundrejt partive të vogla shqiptare që i zaptoi një për një dhe i mashtroi me ca poste dhe me pak pushtet.
Më pas filloi të cjerrë maskën prej reformatori dhe harroi gjithë ato që kishte premtuar .Shqiptarët i harroi para kohe .

Premtimi i famshëm i tij ishte rroga prej 500 euro por kjo nuk u bë kurrë dhe shifrat flasin ndryshe përfshirë ato të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS) .
Premtimi tjetër madhor i tij ishte reforma në gjyqësi por ndodhi e kundërta.Nuk u bë as rizgjedhja e gjykatësve ndërsa Katica në vend që të sillte para drejtësisë të tjerët , shkoi vetë para kësaj drejtësie për gjërat që dihen tashmë.Rasti ” Boki 13″ mbetet histori më vete.

Zaev nuk la pa premtuar edhe për shëndetësinë falas por kush përfitoi nga kjo ?!Natyrisht se jo të gjithë.
Zaev me pompozitet premtoi luftë të ashpër kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar por këtu pësoi fiasko sepse gjërat i dolën kontrollit me të akuzuar brenda qeverisë së tij.”Peshku i madh” Gruevski u arratis i paprekshëm.Shumë procese rrijnë pezull akoma.
Deri tani Zaev mund të mburet se hoqi vetëm testimin ekstern ndërsa nuk ka asgjë për uljen e taksave të përmbaruesëve .

Tani që pretendon sërish postin e kryeministrit ai ka një tjetër premtim .Nga 500 euro paga të bëhet 600 e sipër.Ai do del sërish para opinionit dhe do përsëris të njëjtat fraza dhe premtime,por a do besojnë sërish njerëzit?!TetovaSot

Marketing