Të gjithë ata të cilët kanë ngelur pa punë në periudhë prej 11 marsit deri më 30 prill pa dallim nëse kanë nënshkruar largimin nga puna ose deklaratë personale ose që janë larguar nga punëdhënësi do të munden për dy muaj të marrin kompensim në të holla. Vijon aplikimi në Agjencinë e Punësimit, që do të zgjasë deri më 26 qershor, shkroi ministrja e Financave, Nina Angellovska në postimin në profilin e tij në Fejsbuk.
Ajo potencoi se gjatë krijimit të masave Qeveria u kujdes edhe për ata vendet e punës të së cilëve u mbyllën si rezultat i krizës.
“Mbështetje financiare për qytetarët të cilët e kanë humbur vendin e punës si rezultat i krizës Kovid-19 me qëllim që më lehtë ta tejkalojnë këtë periudhë. Gjatë krijimit të masave angazhimi ynë primar ishte të kujdesemi që të ruhen vendet e punës dhe të punësuarit të mbeten të punësuar dhe të marrin pagë. Por gjithsesi se gjatë krijimit të masave Qeveria u kujdes edhe për ata vendet e punës të së cilëve u mbyllën si rezultat i krizës. Prandaj u soll Dekreti pa pagesën e kompensimit për personat të cilët në pajtim me rregullativën ekzistuese u pason kompensim në të holla për papunësi”, shkroi Angellovska.