Të gjithë shtetasit afganë që mbërritën në vend rezultuan negativ ndaj Kovid-19

Të gjithë shtetasit afganë që mbërritën në aeroportin e Shkupit mbrëmë rezultuan negativë ndaj Kovid -19, njoftuan nga Qeveria për MIA-n.

Marketing

Kur u pyetën nëse ndonjë prej qytetarëve afganë ishte pozitiv ndaj Kovid-19, nga Qeveria deklaruan MIA-n se të gjithë ata ishin negativë në lidhje me testet.

“Të gjithë qytetarët që mbërritën nga Afganistani mbrëmë për qëndrim të përkohshëm janë negativë ndaj Kovid-19”, thonë nga Qeveria.

Me aeroplanë të kompanisë “Kamair” 149 shtetasit e parë nga Afganistani mbërritën në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit dje përmes Tbilisi, Gjeorgji.