Të hënën dezinsektimin nga toka në Gostivar

Komuna e Gostivarit më 07.08.2023 (e hënë) do ta realizojë dezinsektimin nga toka në territorin komunës për zhdukjen e mushkonjave të ritura dhe dëmtuesve të tjerë.

Marketing

Dezinsektimi do të kryhet në mbrëmje pas mesnatës deri në orët e hershme të mëngjesin, vetëm në kushte të mira atmosferike, kurse në rast të motit me shi ose me erë të fortë, dezinsektimi do të anulohet për ditën e ardhshme ose për ndonjë ditë tjetër me kushte më të mira atmosferike.

Për dezinsektim do të përdoret preparat i tretur në bazë të prospekteve të prodhuesit për përdorim edhe atë 50 ml/11.

Informojmë bletarët që të marrin masat e duhura mbrojtëse për mbrojtjen e bletëve.