Të hënën do të votohet propozimi për amnisti, ja sa perosna nuk do të amnistohen

Propozim-ligji për amnisti për një pjesë të pjesëmarrësve në sulmin e dhunshëm në Kuvend më 27 prill të viti të kaluar, të hënën do të vendoset në rend të ditës në Kuvend, mëson Zhurnal nga burime të saj

Marketing

Së paku 17 persona nuk do të përfshihen me këtë ligj, mes të cilëve ish-drejtori i BSP-së, Mitko Çavkov dhe ish-shefi i DSK-së, Vlladimir Atanasovski, të cilin dëshmitarët në seancën për “të enjten e përgjakshme” e përmendën si organizator të sulmit dhe ngjarjeve të 27 prillit në shtëpinë ligjvënëse.

Ndërsa, një pjesë e të akuzuarve, të cilët nuk do të përfshihen, në afat prej pesë ditëve kanë mundësi që edhe ata të kërkojnë amnisti, por kjo nuk do të vlejë për personat për të cilët është konfirmuar se kanë pasur përgjegjësi komanduese, organizator të ngjarjeve, por edhe kryerës të sulmeve fizike dhe ata që u kanë shkaktuar lëndime deputetëve.

Trupi punues i Kuvendit për pajtim, dje kumtoi se ka zgjidhje ligjore për amnisti për ngjarjet e 27 prillit. Propozimin e përkrahën përfaqësues të pushtetit, por jo edhe opozita e cila vazhdimisht insistonte për amnisti të përgjithshme.

Sipas Propozim-ligjit, personat që do të amnistohen, kanë mundësi që të heqin dorë nga e njëjta dhe të kërkojnë që para gjykatës kompetente të dëshmojnë pafajësinë e tyre.

Sipas akt akuzës, për ngjarjet e 27 prillit, akuzohen 33 perona, prej të cilëve 28 për cenim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë.

Në bankën e të akuzuarve u ulën Mitko Çavkov, si dhe pesë deputet të VMRO-DPMNE-së, Krsto Mukovski, Luben Arnaudov, Johan Tarçullovski, Sasho Vasilevski dhe Lupço Dimovski.

Të akuzuar janë edhe iniciatorët e lëvizjes “Për Maqedoni të përbashkët” – Bogdan Ilievski, Igor Drullovski dhe Vllado Jovanovski.

Një pjesë e tyre gjenden në paraburgim, disa në paraburgim shtëpiak, ndërsa një pjesë po mbrohen nga liria me masa të caktuara për kujdes. Seanca e parë për 27 prillit u mbajt në gusht të vitit të kaluar.

Marketing